Ibra mungon prej COVID-it, ja formacioni zyrtar i Milanit kundër Bodo Glimtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 19:33

Ibra mungon prej COVID-it, ja formacioni zyrtar i Milanit kundër Bodo Glimtit

Milani mori një lajm të trishtë para sfidës së sotme ndaj Bodo Glimit, teksa përveç mbrojtësit Duarte, edhe lideri i ekipit Zlatan Ibrahimoviç, rezultoi me Koronavirus dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli në sfidën e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës, që do të zhvillohet në “San Siro”.

Pioli Milan

Në mungesë të suedezit, trajneri kuqezi i ka besuar majën e sulmit talentit Kolombo, i cili do të startojë si titullar në përballjen e sotme.

FORMACIONET ZYRTARE:

MILAN (4-2-3-1) Donaruma; Kalabria, Kjaer, Gabia,Teo; Benaser, Kesie; Kastijeho, Çalhanoglu, Salemakers; Kolombo.

BODO GLIMT (4-3-3) Haikin; Sampsted, Lode, Höibraten, Björkan; Fet, Berg, Saltnes; Zinckernagel, Boniface, Hauge.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"