“Dëgjon këngë turke dhe më flet turqisht, kishim nevojë për të”, Çalhanoglu flet për raportin me Ibrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 10:29

“Dëgjon këngë turke dhe më flet turqisht, kishim nevojë për të”, Çalhanoglu flet për raportin me Ibrën

Hakan Çalhanoglu është habitur me thjeshtësinë e Ibrahimoviçit. Në një intervistë për “Bild”, mesfushori i Milanit ka folur për raportin e tij me suedezin, duke deklaruar:Calhanoglu-abbraccia-Ibra-Un-leader-con-lui-il-Milan-è

“Kur u takuam për herë të parë, më përshëndeti në turqisht. Nuk është arrogant, madje më tha se ka miq turq. Edhe këngët turke i dëgjon me dëshirë. Kishim nevojë për një lider të tillë.

Më pëlqen sepse ta thotë në sy atë që mendon, pavarësisht nëse e bëj mirë apo keq. Është në formë të mirë, stërvitet fort dhe pavarësisht se është 38 vjeç, kundërshtarët i druhen.

Që kur ai na është bashkuar, edhe morali na është rritur. Me të Milani është ringjallur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"