“Ia dalim edhe pa tifozët”, Bizhdili pret fitoren e parë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 12:43

“Ia dalim edhe pa tifozët”, Bizhdili pret fitoren e parë në kampionat

Pa spektatorë do të luajë sot Besa përballë Elbasanit, një ndeshje që zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, pas marrëveshjes mes drejtuesve të ekipit kavajas dhe atyre të klubit lushnjar.Bizhdili

Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, së pari dëshiron të falënderojë publikisht lushnjarët për kujdesin e treguar për mbarëvajtjen e ndeshjes së sotme. “Disa vite më parë, – shprehet Bizhdili, – skuadrat e moshave të Lushnjës luajtën përgjatë një sezoni të tërë në Kavajë. Sot kishim ne nevojë dhe Lushnja na ka mikpritur, duke na ka hapur dyert. Kam një falënderim special për drejtuesit e Bashkisë së Lushnjës. Për ndeshjen ndaj Elbasanit, duke qenë se e kemi humbur takimin e parë në Orikum, më shumë nga gabimet tona, jemi të detyruar të fitojmë me çdo kusht. Situata është e tillë dhe nuk kemi alternativa. Jemi frymëzuar nga fitorja e fundit në Kupën e Shqipërisë ndaj Egnatias pak ditë më parë, ku mendoj se duhej të kishim shënuar më shumë gola”, thekson drejtuesi kryesor i skuadrës kavajase.Nexhat-Bizhdili-470x334

Edhe pse ndeshja e sotme luhet pa tifozë, presidenti Bizhdili është i bindur se Besa e tij do të triumfojë, pasi ka besim te stafi teknik dhe grupi i futbollistëve. “Ndaj Elbasanit do t’ia dalim patjetër të fitojmë, edhe pse luajmë pa tifozët tanë. Nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të konfirmojmë në fushën e blertë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë, të fitojmë me lojë të bukur dhe përqendrim maksimal. Mendoj se do ta ruajmë traditën pozitive që kemi në ndeshjet direkt ndaj Elbasanit, kudo ku jemi ndeshur me këtë skuadër. Kam shumë besim për këtë. E kam ndjekur me vëmendje punën e bërë nga skuadra gjatë kësaj jave dhe nuk kam asnjë dyshim për marrjen e trepikëshit përballë Elbasanit. Këtë ekip e respektojmë maksimalisht, sepse ashtu sikurse Besa, ka emër, traditë dhe histori në futbollin shqiptar, por kemi detyrimin të mos e nënvlerësojmë në asnjë moment. Besës i bën punë vetëm fitorja”, tha në mbyllje të prononcimit për gazetën “Panorama Sport”, presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili.

Një tjetër hap fals do të ishte fatal për kavajasit, edhe pse jemi ende në javën e dytë të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"