“I vetëm në shtëpi”, sulmuesi i huaj i Teutës tregon izolimin në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 18:59

“I vetëm në shtëpi”, sulmuesi i huaj i Teutës tregon izolimin në Durrës

Sulmuesi i Teutës, Idelino Gomes Kolibali, është nga të huajt e vetëm që ka mbetur në Durrës që pas ndërperjes së kampionatit më 12 mars. Ai jeton vetëm në një apartament në qytetin bregdetar, duke pasur shumë afër detin. Thuajse çdo paradite Kolibali shikohet në plazh duke vrapuar. Në intervistën për “Panorma Sport” ai tregon për ditët pa futboll, stërvitjen që bën dhe sa të vështirë e ka këtë mënyrë jetese.

gomes

Idelino, ndodheni në Durrës që pas vendosjes së izolimit. Si kanë qenë këto ditë për ju?

Të them të drejtën ndihem mirë, sepse Durrësi ka një klimë shumë të mire. Po e kaloj kohën duke parë filma, por edhe duke gatuar këto ditë në karantinë. Jetoj vetëm dhe më duhet të bëj gjithçka.

Ju kemi parë të bëni stërvitje individuale në plazhin e Durrësit…?

Po, sepse kjo është një periudhë shumë e vështirë për ne. Unë kam mundësi pak më shumë që të stërvitem edhe në plazh, sepse aty kam banesën time. Gjithashtu, po stërvitem edhe në palestër, diçka që më avantazhon në krahasim me të tjerët. Aty bëj ushtrime të larmishme njësoj, sikur të jemi në skuadër. Orarin e kam respektuar deri në detaj sa i përket daljes nga shtëpia.

Pasi situata të normalizohet, si mendon, kampionati duhet të rinis aty ku u ndërpre?

Shpresojmë që të filloj sa më shpejt jeta normale, sepse është shumë e vështirë në këto kështe, aq më tepër për ne lojtarët që jemi mësuar me një mënyrë jetese ndryshe. Kampionati duhet të luhet në fushë dhe shpresoj shumë të ndodhë kjo.

albano aleksi

Besoni se me Teutën mund të shkoni larg?

Shanset duken që janë të mëdha për një vend në zonën Evropiane. Ne si lojtarë do të mundohemi deri në fund për të arritur objektivin që na ka vendosur klubi.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"