I thonë “po” Shqipërisë, gati tre talente nga Maqedonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 13:40

I thonë “po” Shqipërisë, gati tre talente nga Maqedonia

Besir Ramadani i Shkupit dhe dy futbollistët e Shkëndijës, Omar Imeri dhe Arbin Zejnullai do të përfaqësojnë Shqipërinë. Ata kanë zgjedhur të jenë pjesë e kombëtares së drejtuar nga Alban Bushi.

Shqiperia-U21

Sipas “Infosport.mk” të tre futbollistët, shqiptarë të Maqedonisë, pritet të ftohen nga trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi.  Lista e të ftuarëve të kombëtares U-21 pritet të bëhet publike në ditët në vijim në kuadër të përgatitjeve të kualifikueseve për Europianin e 2019 që do të zhvillohet në Itali. Më 6 shtator, djemtë e Alban Bushit do të kenë përballë Spanjën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"