I skadoi kontrata këtë sezon, futbollisti i Laçit drejt transferimit në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2021 | 22:09

I skadoi kontrata këtë sezon, futbollisti i Laçit drejt transferimit në Kosovë

Mediat kosovare kanë zbuluar se Gjilani ka kërkuar shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Emiliano Musta.

musta

29 vjeçari luajti sezonin e fundit me Laçin duke dhënë paraqitje mjaft të mira, por kontrata me kurbinasit mbaroj dhe tani Musta është një lojtar i lirë.

‘’Zëri.com’’ zbulon se Gjilani i Ismet Munishit e shikon si një përforcim të domosdoshëm afrimin e Mustës në skuadër duke parë dhe aftësitë e tij si futbollist.

Elbasanasi ka një karrierë të pasur me disa ekipe në Superiore si, Teuta, Flamurtari, Kukësi dhe Laçi teksa tani mund të bëhet gati për një aventurë të re në vendin fqinj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"