I shënon gjithmonë Tiranës, Shkurtaj: U preva kur dëgjova se goli ishte pozicion jashtë loje! Nuabueze? U shkëput kur u dëmtova unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 19:31

I shënon gjithmonë Tiranës, Shkurtaj: U preva kur dëgjova se goli ishte pozicion jashtë loje! Nuabueze? U shkëput kur u dëmtova unë

Vasil Shkurtaj ishte autori i golit të parë për Kukësin në triumfin 1-3 ndaj Tiranës. Sulmuesi vlonjat realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në versionin “Panenka”, duke i hapur rrugën përmbysjes së rezultatit. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat, Shkurtaj u shpreh:

Shkurtaj5

“Më vjen shumë mirë që u riktheva te goli. Më i kënaqur jam që fitoi ekipi, tani të fokusohemi te ndeshja ndaj Teutës. Gjuajtja e penalltisë “alla Panenka” ishte zgjedhje e momentit. Më doli, bëra gol dhe kjo ka rëndësi. Rezikoi se preku në shtyllë, po mos e kishte prekur akoma më mirë. Gjithsesi topi e kishte kaluar vijën. Në atë moment dëgjova nga mbrapa pozicion jashtë loje, u preva për një moment, por më pas çunat më thanë që është gol.

Shkurtaj

E vërtet është që gjithmonë që kam luajtur kundër Tiranës kam shënuar, jam i lumtur për këtë. Edhe mua edhe ekipit kjo fitore do na ndihmojë nga ana psikologjike. Objektivi jonë është të fitojmë kampionatin. Kemi ekip të mirë. Besoj se në fund do ta arrijmë. Në aspektin personal dua të bëj sa më shumë gola. Nuk i mendoj rivalët. Para se të dëmtohesha ishim njësoj me gola me Nuabuezen, kur u dëmtova me 3 ndeshje, Nuabueze u shkëput. Unë shikoj vetën time. Motivimi im është të fitojë ekipi kampionatin”, u shpreh Shkurtaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"