I përfundon kontrata me Partizanin në fund të sezonit, mesfushori: Dua të luaj jashtë dhe mund të bëj një provë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 21:23

I përfundon kontrata me Partizanin në fund të sezonit, mesfushori: Dua të luaj jashtë dhe mund të bëj një provë në…

Bylisi vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Teutën, ndërsa shpresohet shumë që në sfidën e së shtunës në mbrëmje të rikuperohen plotësisht Stojanoviç, Ndreca, Preka e Kojiç, të cilët janë stërvitur në mënyrë individuale, por edhe nën mbikëqyrjen e fizioterapistit.bARDHI hYSENI

Mirëpo, kur jemi pesë javë nga fundi, nga skuadra ballshiote është larguar vlonjati Alesio Hyseni. Ky i fundit i kontaktuar nga “Panorama Sport” ka deklaruar: “Që të jemi të qartë, në Ballsh shkova që të luaj sa më shumë, pasi ishte një ekip me shumë elementë të rinj. U afruan shumë lojtarë te Partizani në qendër të mesfushës ku unë luaj. Isha nën kontratë me të kuqtë, prandaj mendova të huazohem. Menduam që si zgjidhje Bylisin dhe realisht jam ndier shumë mirë në Ballsh. Me trajnerin shkoja shumë mirë.

Doja të luaja më shumë, por nuk është kjo arsyeja. Unë në fund të majit përfundoj edhe kontratën me Partizanin dhe si rrjedhojë, kam pasur oferta nga brenda dhe jashtë vendit. Madje, këto ditë mund të bëj edhe një provë jashtë dhe mendova që të flas me klubin këtu, më mirëkuptuan sepse ka qenë çdo gjë korrekte si unë ndaj klubit ashtu edhe Bylisi ndaj meje. Por, dëshira ime është që të luaj jashtë dhe këto ditë mund edhe qe të testohem në një kampionat europian. Mirëpo, edhe Superiorja është si opsion, madje edhe Bylisi, pasi e kemi lënë çdo gjë të hapur duke qenë se unë dal i lirë në fund të këtij muaji”.

Kujtojmë që mesfushori Hyseni ka luajtur më parë me Flamurtarin, Partizanin dhe më gjysmën e dytë të këtij sezoni deri dje ka qenë pjesë e Bylisit në elitë. Mallakastriotët, përpos largimit të Hysenit, kanë alternativa të shumta në mesfushë dhe aktualisht janë të përqendruar vetëm te sfida e radhës me Teutën në Durrës.

ERJON SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"