I paraqitet vendimi, shkarkohet zyrtari i klubit të madh italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 13:52

I paraqitet vendimi, shkarkohet zyrtari i klubit të madh italian

Drejtori sportiv i Romës Xhanluka Petraki është shkarkuar nga detyra që mban në klubin verdhekuq.
xhanluka petraki
Sipas “Il Tempos”, klubi italian i ka paraqitur vendimin e shkarkimit të 51-vjeçarit, i cili u shkarkua me vendim unanim nga bordi drejtues i Romës. Në vend është kompanduar përkohësisht ish-portieri Morgan De Santis.

Çështja pritet të shkojë në gjyq, pasi Petraki do të kërkojë të paguhet sipas kontratës dhe për dy vitet e ardhshme.

Pas shkarkimit të Zvonimir Bobanit, Petraki bëhet zyrtari i dytë i lartë i futbollit italian që shkarkohet nga detyra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"