I ngjashëm me Bonuçin, ja si Gjimshiti shndërrohet në “bishë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2019 | 18:24

I ngjashëm me Bonuçin, ja si Gjimshiti shndërrohet në “bishë”

Ish-skuadra e tij mund t’i shërbejë shumë. Edi Reja ka përfituar në pak kohë që është në krye të Kombëtares mbrojtësin perfekt. Prurje e re në Kombëtare?

edi reja

Jo, Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi kuqezi është një rast i ngjashëm me karrierën e Bonuçit. Mbrojtësi i Juventusit, në sezonin 2011-2012, në gjysmën e dytë të tij mori nga Konte “asistin” e karrierës. Trajneri i bardhezinjve ndërroi modulin dhe në mbrojtjen me tre, me Kielinin dhe Barzaljin në krahë, Bonuçi u bë i pazëvendësueshëm dhe pikë referimi në repartin e prapavijës.

berat gjimshiti

GJIMSHITI – Në fillim, askush nuk besoi, mirëpo një dëmtim në ditën e parë të grumbullimit i Valnier që humbi gjysmën e sezonit, bëri që shqiptari të qëndronte tek Atalanta. E gjithë paraqitja e tij ka shfaqur shpesh luhatje dhe gabime. Njësoj si edhe në Kombëtare. Mirëpo, ndeshja e fundit ndaj Lacios në “Olimpico” është edhe zgjidhja ideale që Gasperini gjeti me shqiptarin, duke shërbyer së tepërmi në favor të Edi Rejas për debutimin në krye të Kombëtares.

Gjimshiti-Ikardi

Në fillim nga e djathta, Gjimshiti nuk ishte në lartësinë maksimale. Mirëpo, në pjesën e dytë, trajneri i Atalantës e vendosi në qendër të mbrojtjes me modulin me tre në prapavijë dhe me Mancini e Masiolo në anë, Gjimshiti u shndërrua në “bishë”. Eksperiment që mund të jetë gjenial edhe për Edi Rejan dhe Kombëtaren për të marrë prej ish-mbrojtësit të Zyrihut më të mirën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"