“I lumtur për rekordin me ekipin kombëtar”, Lukaku: Duhet të punoj shumë që të kthehem…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 15:29

“I lumtur për rekordin me ekipin kombëtar”, Lukaku: Duhet të punoj shumë që të kthehem…

Belgjika fitoi ditën e djeshme me San Marinon me rezultatin 9-0, teksa dy gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku.lukaku

Lojtari zikaltër arriti shifrën e 51 golave me kombëtaren e tij, një rekord ky për futbollistin, pasi është i pari që arrin këtë shifër, në vetëm 83 ndeshje.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjet, Lukaku u shfaq mjaft i lumtur për këtë rekord, teksa u shpreh: “Jam shumë i lumtur që kam arritur këtë rekord golash me ekipin kombëtar. Gjithçka është e shkëlqyer. Njerëzit presin shumë nga ne dhe kualifikimi është shumë i rëndësishëm. Tani do të qëndroj këtu për tu rikuperuar.

Nuk do të shkoj në Kazakistan, për të luajtur me kombëtaren. Do të punoj shumë këtu për të arritur formën time më të mirë. Dua të hedh pas krahëve problemet fizike që kam pasur kohët e fundit, dhe të kthehem në 100%.”, u shpreh 26-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"