“I kënaqur me barazimin ndaj Liverpulit nëse fitojmë ndeshjen tjetër”, Solskjaer: Nuk do ta ndryshoja formacionin e Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 20:15

“I kënaqur me barazimin ndaj Liverpulit nëse fitojmë ndeshjen tjetër”, Solskjaer: Nuk do ta ndryshoja formacionin e Mançester Junajtid

Trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer, nuk u shfaq mjaft i kënaqur për paraqitjen e “Djajve të Kuq” përballë Liverpulit në kampionatin anglez. 47-vjeçari norvegjez theksoi se në tërësi, barazimi e kënaq, por do ta gëzonte akoma më shumë nëse do të fitonte ndeshjen e radhës në Premier Ligë.
OLEEEE
Ndër të tjera, Solskjaer shtoi se skuadra e tij mund të përmirësohet akoma më shumë në lojë.

“Përshtypja nga ndeshja – Nuk mendoj se luajtëm mjaft mirë. Nuk iu imponuam kundërshtarit në pjesën e parë. Krijuam dy raste të shkëlqyera, por portieri Alison bëri pritje fantastike.

Çfarë duhet të përmirësojë Mançester Junajtid –
Mund të luajmë më mirë se kaq, e dimë këtë gjë. Mund të kombinohemi më mirë, të kontrollojmë më shumë topin. Gabuam në disa momente duke i dhënë topin rivalit dhe në markim pas. Ka disa gjëra që duhet t’i përmirësojmë.

Pogba në krahun e djathtë – Ishte i shkëlqyer sot. Bllokoi dhe prishi aksione në krah dhe na ndihmoi për të markuar Robertsonin.

Shans i humbur ky barazim –
Të jem i sinqertë, po. Megjithëse, luajtëm kundër një kundërshtari fantastik, ata kontrolluan më shumë topin. Një pikë mund të jetë mjaft mirë nëse fitojmë ndeshjen tjetër.

Duhej më shumë guxim –
Varet se çfarë doni të thoni. Mbase në qarkullim topi. Do ta nisja po me të njëjtin formacion, nëse e keni fjalën për guxim”, përfundoi trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"