I joshur nga ofertat/ Mesfushori i Kombëtares nuk pranon të rinovojë kontratën, klubi e dërgon në… tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 23:14

I joshur nga ofertat/ Mesfushori i Kombëtares nuk pranon të rinovojë kontratën, klubi e dërgon në… tribunë

Belgët e Standard Liezh, klubi i ri i ish-trajnerit të Hajdukut, Ivan Leka, janë interesuar për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Lindon Selahi, i cili është pjesë e Rijekës, teksa me shumë gjasa do të rikthehet te skuadra ku u formua si futbollist. 

lindon-selahi-e1608465729898

“LesoirSports” pretendon se Standard ka nisur negociatat me Selahin, i cili është një njohje e vjetër e skuadrës belege, pasi ka qenë pjesë e tyre edhe në të kaluarën.

Selahi luajti edhe ndeshjen e tij të parë profesionale atje, bëhet fjalë për vitin 2018 kundër Anderleht. Ajo ishte gjithashtu ndeshja e tij e vetme që ai luajti për Standardin e Liezhit. 

Kujtojmë se kontrata e Selahit me Rijekën skadon në verë dhe aktualisht negociatat me skuadrën kroate nuk po shkojnë mirë.  

Lindon-Selahi-758x475

Ndaj mesfushori i Rijekës së fundmi ka përfunduar në tribunë, për shkak se nuk pranon të rinovojë dhe në verë mund t’i bashkohet çdo klubi, pa dëmshpërblim.  

Nëse ndonjë skuadër dëshiron ta transferojë në merkaton e janarit duhet të negociojë me Rijekën.  Mirëpo, siç dihet askush nga Standardi nuk ka kontaktuar me Rijekën lidhur me transferimin e mundshëm të Lindon Selahit në merkaton e janarit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"