I dyti i larguar në vetëm pak muaj, klubi i Kategorisë së Parë e mbyll vitin pa trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2019 | 20:43

I dyti i larguar në vetëm pak muaj, klubi i Kategorisë së Parë e mbyll vitin pa trajner

Vladimir Gjoni nuk do të jetë më pjesë e Erzenit. Tekniku matjan ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin shijakas, teksa është shkarkuar nga drejtuesit për shkak të ecurisë jo fort pozitive. Kujtojmë që Erzeni këtë javë ishte pushim, për shkak se kalendari i kishte rezervuar përballje me Shkumbinin, që u përjashtua së fundmi nga Komisioni i Disiplinës.

Gjonaj

Tekniku 49-vjeçar, mori drejtimin e skuadrës në fillim të muajit tetor, duke zëvendësuar Gentjan Begenë e shkarkuar. Aventura e Gjonit në stolin e Erzenit ka zgjatur vetëm 2 muaj.

Erzeni

Shijakasit e mbyllën vitin 2019 në vendin e katërt, me një diferencë -8 pikë nga Kastrioti i vendit të parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"