Hyrja falas, Kamza do edhe tifozët në stadium për derbin me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2018 | 17:00

Hyrja falas, Kamza do edhe tifozët në stadium për derbin me Partizanin

Kamza kërkon që ta mbyllë sa më mirë fazën e tretë të Kategorisë Superiore, ku në fushën e saj pret Partizanin. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu është brenda pritshmërive, pasi mbijetesa ka qenë synimi i drejtuesve para startit të sezonit. Por me 10 ndeshje për t’u luajtur, kamzalinjve u duhet që të grumbullojnë akoma pikë për të siguruar matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra është munduar që ta shfrytëzojë sa më mirë ndërprerjen e kampionatit, në mënyrë që në derbin me të kuqtë të marrë një rezultat pozitiv.

kamza

Sipas drejtuesve të klubit, Kamza do të zbresë në fushë me synimin e vetëm fitoren. Ndaj Partizanit luhet të dielën e pashkëve, dhe në rast fitoreje ndaj të kuqve, Kamza do të ishte më e qetë për vijimësinë e fazës së katërt. Kamzalinjtë e nisën punën për këtë takim më herët se kundërshtari, pasi fillimisht ishte përcaktuar që java e 27-të do të luhej më 28 mars, por që u zhvendos më 1 prill.

Ky takim është shumë i rëndësishëm për vendësit, ndaj drejtuesit kanë vendosur që edhe për derbin hyrja e tifozëve në stadium të jetë e lirë. Duke qenë se hyrja është pa bileta, drejtuesit kërkojnë që mbështetja ndaj ekipit të jetë sa më e madhe dhe t’i japin një shtysë për të marrë fitoren ndaj Partizanit. Trepikëshi në këtë takim do të bënte që ekipi të mos e ndiejë presionin që vjen nga zona e rënies.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"