Humbja turpëruese ndaj Sherif, Ançeloti: Atyre u eci gjithçka, alarmuese që u hap grupi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2021 | 0:04

Humbja turpëruese ndaj Sherif, Ançeloti: Atyre u eci gjithçka, alarmuese që u hap grupi

Real Madrid ka pësuar një nga humbjet më turpëruese në historinë e tij sot, teksa u mund në shtëpi nga Sherif Tiraspol. Por Karlo Ançeloti nuk e ka bërë dramë, duke ia vënë fajin fatit të keq. Sipas tij, ekipi kishte bërë thuajse gjithçka mirë dhe se moldavët thjesht kishin qenë me fat.

anceloti

“Jam pak i trishtuar pasi nuk e merituam të humbnim, disa herë mund të thuash që ekipi ka luajtur keq dhe e meriton. Mundohem të jem objektiv në vlerësimin e ndeshjes dhe mund të them se kemi patur fat të keq. Detajet e vogla na kanë kushtuar ndeshjen. Një kundërsulm dhe një harkim ku nuk ishim të përgatitur, një rivënie anësore ku ekipi mund të rreshtohej më mirë. Ushtruam presion, gjuajtëm në portë. Shpesh ka fat të keq në ndeshje, ashtu siç ka fat të mirë.

Kishim mundësi me gjuajtje nga jashtë zonës, hodha në fushë edhe Joviç i cili kishte shanset e tij, kombinuam në zonën e vogël. Atyre u eci gjithçka mirë dhe neve na eci gjithçka keq.

Nuk është se e nisëm ndeshjen me intensitet fantastik, por ndeshja ishte plotësisht nën kontrollin tonë.

Alarmuese është që kemi humbur tre pikë dhe grupi është i hapur, do të na duhet që të fitojmë ndeshjen e radhës”, tha Ançeloti në analizën e tij menjëherë pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"