Humbja në Moldavi, drejtori i Akademisë së Vllaznisë: Dy-tre lojtarë nuk meritonin të luanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 9:41

Humbja në Moldavi, drejtori i Akademisë së Vllaznisë: Dy-tre lojtarë nuk meritonin të luanin

Pavarësisht humbjes në përballjen e djeshme në Moldavi, drejtori i Akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani, në një prononcim për “Panorama Sport”, është shprehur se fati nuk ishte në anën e kuqebluve.

zeka hasani

“Kemi bërë përgjithësisht një ndeshje të mirë dhe jemi ndëshkuar nga gabime të momentit, por edhe fati nuk ishte në anën tonë. Mund të them se dy-tre lojtarë nuk meritonin të luanin me atë që kanë paraqitur në fushë. Megjithatë duhet të themi se kishim një kundërshtar të fortë, që luante mirë në sulm, por kishte probleme në mbrojtje. Prisja që futbollistët tanë të ishin të lodhur nga udhëtimi, por rruga e largët që kemi bërë nuk ka ndikuar”, tha Hasani që flet edhe për takimin e kthimit.

“Do të kërkojmë pa dyshim përmbysjen e rezultatit dhe kemi shpresa që ta arrijmë. Tani e njohim më mirë kundërshtarin, forcën e tij, por edhe pikat e dobëta që ka dhe do të shfrytëzojmë këtë gjë në favorin tonë. E përsëris se takimi i sotëm (djeshëm), nuk përligj në asnjë mënyrë atë paraqitje që ka bërë skuadra e Vllaznisë në fushën e lojës”, ka mbyllur Hasani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"