Humbja ndaj Meksikës, Humels ia  “ngec topin” shokëve: Po na linin vetëm në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2018 | 20:14

Humbja ndaj Meksikës, Humels ia  “ngec topin” shokëve: Po na linin vetëm në mbrojtje

Humbja ndaj Meksikës, ka “turbulluar” kampionët në fuqi të Botës, të cilët po përpiqen të gjejnë arsyen e vërtetë të këtij zhgënjimi. Qendërmbrojtësi Mats Humels, kritikoi ashpër shokët e skuadrës, dhe për të ata ishin fajtorët kryesor për humbjen.

Humels

“Alarmi u ngri që në ndeshjen kundër Arabisë Saudite. Ndërsa sot kundër një kundërshtari shumë më të fortë e pësuam. Kemi probleme brenda vetes së fundmi, nuk po mbrojmë dot në grup. Shpesh, unë dhe Boateng mbesim vetëm në mbrojtje. Nuk mund të hidhesh në sulm me aq shumë forca dhe të lësh mbrojtjen zbuluar.

Tani duhet të fitojmë patjetër dy ndeshjet e ardhshme ose do të kthehemi në shtëpi. Nuk e kuptoj pse luajtëm në këtë mënyrë sot”, u shpreh mbrojtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"