Humbja ndaj Kukësit, klubi i Laçit pritet të shkarkojë Armando Cungun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 10:45

Humbja ndaj Kukësit, klubi i Laçit pritet të shkarkojë Armando Cungun

Tronditet sërish stoli i Laçit. Trajneri shkodran Armando Cungu, drejt divorcit përfundimtar me kurbinasit. Humbja e djeshme ndaj Kukësit, dhe starti negativ me vetëm 3 pikë në 4 ndeshje e para, ka zhgënjyer tej mase drejtuesit bardhezi, të cilët duket se kanë vendosur shkarkimin e Cungut.

armando cungu1

Thuajse gjithçka është e mbyllur mes palëve, teksa në orët e ardhshme pritet që shkarkimi të bëhet zyrtar.  Kujtojmë që edhe disa javë më parë, pati një përplasje mes drejtuesve të Laçit dhe trajnerit Cungu, pas barazimit në sekondat e fundit ndaj Kastriotit. Por, disfata ndaj Kukësit duket se i ka vënë vulën “divorcit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"