Humbja ndaj Junajtid zemëron Klop, zihet me gazetarin: Nuk kam nerva të merrem me ty (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 18:30

Humbja ndaj Junajtid zemëron Klop, zihet me gazetarin: Nuk kam nerva të merrem me ty (VIDEO)

Liverpul u mund të dielën nga Mançester Junajtid në “Old Traford” me shifrat 4-3. Falë kësaj humbje “the reds” eliminohen nga Kupa FA, duke lejuar Mançesterin të kalojë në gjysëmfinale. Natyrisht, kjo disfatë nuk i ka lënë një shije të mirë Jurgen Klopit, duke marrë parasysh se skuadra e tij ishte 2 herë në avantazh gjatë lojës dhe përsëri i lejoi “djajtë e kuq” që ta përmbysnin rezultatin.

Jurgen-Klopp-Liverpool-5271961

Gjermani ka dhënë një intervistë pas ndeshjes për një media skandinave, ku u shfaq i zemëruar duke iu përgjigjur gazetarit në një mënyrë fyese. Trajneri u pyet se përse ekipi i tij pati rënie të ritmit të lojës në kohën shtesë, një pyetje që iu duk tepër e papërshtatshme:

“Një pyetje pak sa idiote… Ne kemi luajtur, nuk e di se sa ndeshje deri më tani. Nuk e di se sa ndeshje ka luajtur Junajtid saktësisht. Ky është sporti. Jam vërtetë i zhgënjyer nga ajo pyetje, por për çudi ti kujtove se ishte një e mirë.”

Sapo gazetari tentoi ti bënte pyetjen e dytë, Klop tha,-”Dukesh se nuk je në formë të mirë, nuk kam nerva për ty”, dhe më pas largohet nga intervista.

VIDEO

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"