Humbja ndaj Egnatias, trajneri i Pogradecit: Të paktën të barazonim, rezultati i rivalëve rastësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2021 | 23:06

Humbja ndaj Egnatias, trajneri i Pogradecit: Të paktën të barazonim, rezultati i rivalëve rastësi

Ardjan Abazaj shpreh keqardhje për humbjen ndaj Egnatias dhe mbi të gjitha për largimin nga vendi i dytë.

Abazaj222

Gjatë një deklarate të dhënë pas ndeshjes, trajneri i Pogradecit u shpreh: “Më vjen keq që ndodhi kështu. Ishte thuajse e njëjta situatë si në fazën e parë. Nuk mund të them se kishim shumë raste për shënim, por kemi qenë në kontakt më shumë me topin.

Në futboll duhet të kesh edhe fat, ky na mungoi neve. Kishim disa mundësi për shënim, sidomos ai në fund që mund të sillte barazimin”. Ai paralajmëroi se Besa nuk do të luante njësoj si me Pogradecin në Berat dhe kur u pyet dje për këtë, u përgjigj kështu: “Unë them se mund të jetë edhe rastësi. Gjithsesi, nuk dua të merrem me të tani. Derisa matematika na mban në garë, do të vazhdojmë të luftojmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"