Humbja ndaj Apolonisë, Kapllani: Naivë para portës, me Besën reagojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 14:45

Humbja ndaj Apolonisë, Kapllani: Naivë para portës, me Besën reagojmë

Humbja e pestë radhazi për Xhevahir Kapllanin në stolin e Luzit, teksa fitoren e vetme e arriti në Kupë ndaj Butrintit të Kategorisë së Dytë.

kapllani

Pas disfatës me Apoloninë në shtëpi, për “Panorama Sport” Xhevahir Kapllani sqaron se humbja nuk erdhi nga loja e dobët, por nga rastet e pashfrytëzuara dhe gabimet naive në finalizim.

“Asnjë skuadër nuk t’i fal episode të tilla siç ne krijojmë. Humbja nuk erdhi nga loja e dobët, por nga rastet e pashfrytëzuara dhe gabimet naive para portës. Do të ndalemi për këtë fenomen pengues dhe shpresoj se kthesa do të vij në derbin e fundjavës me Besën”, deklaroi pas ndeshjes Kapllani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"