Humbja me Besën “tërbon” trajnerin e Turbinës, Allamani “zbor” cërrikasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 16:06

Humbja me Besën “tërbon” trajnerin e Turbinës, Allamani “zbor” cërrikasve

 Pas humbjes me Besën, Turbina u është rikthyer përgatitjeve në Cërrik. Trajneri Alfred Allamani ka analizuar fillimisht miqësoren dhe më pas ka “shtrydhur” grupin.

allamani

Seanca ishte më shumë fizike dhe vrapimet e gjata kronometrike morën vëmendje. Përpara i pret një kampionat i fortë me konkurrencë të madhe, ndaj në klub duan të marrin masat. Miqësorja që ishte menduar të luhej në fundjavë, është lënë për një moment të dytë, pasi skuadra ka nevojë për më shumë përgatitje fizike.

Pas dy ditëve pune intensive, e shtuna dhe e diela do të jenë pushim. Stafi ka vlerësuar javën e ardhshme si të duhurën për të testuar futbollistët në dy takime miqësore dhe po këtë javë priten edhe përforcime të cilat do të “blindojnë” ekipin.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"