“Humbja erdhi natyrshëm”, drejtori sportiv i Erzenit: Tani fokusi ynë është kampionati
Erzeni u mposht nga Teuta dhe u eliminua nga Kupa Shqipërisë. Pas sfidës foli edhe drejtori sportiv i klubit shijakas, Ervis Xhafa. Ai u shpreh se tani duhet të fokusohen në kampionat.
“Tani loja ishte kjo që erdhi, një episod mund ta vendosë ndeshjen dhe kështu ndodhi. Pësuam gol pasi në një moment ne u treguam të pakujdesshëm, por besoj duhet të shohim pjesën pozitive. Fituam disa lojtarë sot, e ndërtuam lojën në këtë formë. Kemi marrë përgjigje nga lojtarët e rinj, është momenti të fokusohemi në kampionat, kemi një prezantim të shkëlqyer nga Kovaçi, Leao dhe Aliti që ishin për herë të parë sot. Kampionati është i gjatë dhe ne na duhej që afrimet ti shërbenin ekipit deri në fund të muajit maj dhe besoj sot e kuptuam që kemi bërë zgjedhjet e duhura. Humbja erdhi natyrshëm, është më e mira e mundshme për një ekip si ne, do të na vlejë për kampionatin që të përqëndrohemi më shumë”, u shpreh Xhafa gjatë një prononcimi për Oversport.
PANORAMASPORT.AL
