Huliganët polakë vrasin futbollistin e skuadrës rivale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2016 | 16:24

Huliganët polakë vrasin futbollistin e skuadrës rivale

Futbollisti polak 19-vjeçar, Dominik Kozovski, është vrarë mbrëmjen e djeshme pranë stacionit të trenit në qytetin e Katovicës. Ai është sulmuar nga disa huliganë të cilët ishin mbështetës të një skuadre rivale.

polaku

Kozovski ishte duke u kthyer në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në një klub nate, kur është rrethuar nga disa persona të cilët e kanë sulmuar atë duke e goditur me thikë. Futbollisti ndrroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra.

Policia polake deri tani ka arrestuar tre persona pas hetimit të ngjarjes. Lajmin për vdekjen e futbollistit e ka dhënë vetë klubi i tij, Katovica, i cili në një njoftim zyrtar shkruante:

kozovski

“Kozovski u trajnua me ekipet e moshave të Katovicës për shumë vjet me radhë. Ai iu bashkua klubit në moshën 9-vjeçare dhe e kaloi gjithë karrierën e tij pranë klubit tonë. Në fushë u tregua gjithnjë i fortë dhe i vendosur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"