Hoti: Ngërçi kaloi, koha e kthesës; Lamçe: Marrim pikë në Burrel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2021 | 13:13

Hoti: Ngërçi kaloi, koha e kthesës; Lamçe: Marrim pikë në Burrel

Burreli do të presë sot Vorën në “Liri Ballabani” dhe synimi është kthesa dhe rikthimi në garën për kreun. Pas dy humbjeve, janë zbehur ndjeshëm shanset, megjithatë në lojë është edhe vendi i dytë. Skuadra e drejtuar nga Renato Hoti (pas largimit të Samuel Nikajt), ka marrë udhëzimet e fundit dje dhe është gati që të sfidojë një ekip pa pretendime. Trajneri evidenton se gjendja morale dhe fizike e skuadrës është mjaft e mirë dhe se rezultati final do të flasë në favor të tyre.

Hoti Nikaj

Gjatë një bisede për “Panorama Sport”, ai shprehet: “Ekipi është në gjendje të mirë, edhe pse vjen pas dy humbjesh radhazi. Gjendja psikologjike e fizike e skuadrës është optimale dhe jam besimplotë që do t’ia dalim mbanë. Ne do të luftojmë deri në minutën e fundit për objektivin që i kemi vënë vetes që në fillim të këtij kampionati. Numrat na mbajnë në garë, ndaj dhe objektivi madhor vazhdon”. DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

Burreli Vora

Vora do të udhëtojnë sot drejt Burrelit, për të marrë pikën e parë në fazën “play off”. Që pasi siguruan qëndrimin në këtë kategori, skuadra e Gerald Çanit nuk e ka bërë ende sefte. Edhe pse do të jetë e vështirë, mbrojtësi Frenkli Lamçe nuk e quan të pamundur.

LAMCE

“Sigurisht që do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Nuk kemi ndonjë presion, pasi e kemi siguruar mbijetesën. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e, pse jo, të mos dalim dhe me një rezultat pozitiv. Vlerësoj kundërshtarin, pasi gjatë këtij sezoni ka qenë një ndër skuadrat më të mira dhe pretendente për vendin e parë. Nuk kemi marrë ende pikë në fazën e tretë, por do të tentojmë nesër (sot)”, tha për gazetën 26-vjeçari nga Lushnja. ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"