Horoskopi 1 Dhjetor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 22:27

Horoskopi 1 Dhjetor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME/ E ENJTE, 1 DHJETOR 2022 –

HOROSKOPI

DASHI 21/3 – 20/4

Shqisa e gjashtë do të jetë ajo që do t’iu udhëheqë sot. Sot është momenti që mund t’i besoni verbërisht zërit të brendshëm, që sot do të përfaqësohet nga Hëna.

DEMI 21/4 – 21/5

Hyrja e Venusit në shenjën e Virgjëreshës do t’iu bëjë që të vlerësoni edhe më shumë cilësitë e njeriut me të dashur.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Suksesi sot do të jetë veçse një hap larg jush dhe nuk do të jetë e nevojshme të bëni as edhe një gjë tjetër për t’u ndjerë plotësisht të qetë dhe të realizuar.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Venusi që sot është prezent në shenjën tuaj mike të Virgjëreshës, sot do të dëshironte që t’u shihte të relaksuar dhe të qetë.

LUANI 23/7 – 21/8

Emocionet do t’iu bëjnë që gjatë ditës së sotme të ndjeheni pak të turbullt. Sot do të ndjeheni sikur e keni humbur kontrollin e situatës, kjo për shkak të kundërshtimit të Hënës në shenjën e Ujorit.

VIRGJËRESHA 22/8 – 23/9

Sot është dita kur nuk do të dëshironit të kënaqnit personat që duan t’iu imponojnë këndvështrimin e tyre për gjera të ndryshme. Me Marsin dhe Saturnin në harmoni me shenjen e Akrepit, do te dini te shprehni mendimet tuaja.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Mërkuri që gjendjet në shenjen tuaj ju fton që të gjeni kohen për t’u kënaqur sa më shumë sot. Sot do të njihni shumë persona interesantë që do t’u ndihmojnë me pikëpamjet e tyre.

AKREPI 24/10 – 22/11

Sot do të jeni të tërhequr nga situata të vështira, dhe kjo falë ndikimit jo harmonik të Hënës në shenjën e Ujorit. Nuk do të jeni në gjendje të përmbaheni dhe do të përfundoni në situata të komplikuara.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Sot ndikimi pozitiv i Hënës në shenjën e Ujorit do të bëjë që ta kaloni sot ditën me kënaqësi të cilën nuk e keni përjetuar prej kohesh. Sot do të lëvizni me shumë gjallëri dhe do të jeni të shpenguar.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Sot do të ndjeheni pa busull, të çorientuar, por nuk është vendi për t’u shqetësuar. Prania e Mërkurit në shenjën e Peshores do të mund të sjellë diskutime, por që me kalimin e kohës do të gjeni mirëkuptim.

UJORI 21/1 – 19/2

A jeni sot gati të provoni disa emocione? Sot zemra do t’iu rrahe fort, falë ndikimit pozitiv të Hënës në shenjën tuaj. Ndaj përqendrojuni në dashurinë tuaj pa menduar për pasojat e mundshme.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Dielli dhe Venusi në shenjen e Virgjëreshës, nuk janë në harmoni dhe nuk mund të keni garancinë e një të hëne të qetë. Disa plane që keni bërë që më parë, me shumë gjasa do të jeni të detyruar t’i anuloni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"