Holanda zgjedh trajnerin e ri, merr ish-in e Serbisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2017 | 22:35

Holanda zgjedh trajnerin e ri, merr ish-in e Serbisë

Kombëtarja holandeze është shumë pranë marrëveshjes me ish-trajnerin e Serbisë Dik Advokat. Holandezi u shkarkua nga Kombëtarja serbe në nëntor të vitit 2014, për shkak të rezultateve të dobëta. Ndikim të madh në dështimin e tij tek Serbia pati dhe humbja e famshme me Shqipërinë në 2014. Kjo ishte dhe eksperienca e fundit e Advokat me ekipet Kombëtare.

Advokat

Kujtojmë që në vitin 2016 Advokat ka qënë pjesë e stafit të trajnerit Dani Blind si ndihmës-trajner duke lëne mbresa të mira tek drejtuesit e federatës te cilët janë gati t’ia dorëzojnë “timonin” e Kombëtares.

Advokat aktualisht është duke drejtuar klubin e Fenerbaçes në Superligën turke.

“De Telegraaf” bën me dije se sapo marrëveshja të zyrtarizohet, Advokat do të marrë ndihmës-trajner legjendën holandeze Rud Gulit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"