Historike për arbitrat shqiptare, xhaketat e zeza vendosin drejtësi në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 19:59

Historike për arbitrat shqiptare, xhaketat e zeza vendosin drejtësi në Ligën e Kombeve

UEFA ka kthyer sytë nga xhaketat e zeza në Shqipëri dhe po vlerëson javë pas jave dhe në kompeticione të ndryshme. Pas aktivizimit historik të arbitrave shqiptarë në fazën e grupeve të Europa Ligës, ka ardhur një tjetër ftesë për shqiptarët që të mbajnë drejtësi jashtë vendit.

rejdi avdo enea jorgji ridigert cokaj

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se do të ketë për herë të parë arbitra shqiptarë në kompeticionin e ri, Liga e Kombeve. Bëhet fjalë për ndeshjen e Ligës C në grupin e dytë, ku Hungaria do të presë Estoninë. Kryesor i këtij takimi do të jetë Enea Jorgji me asistentë Ridiger Çokaj dhe Ermal Barushi. Gjyqtar i katërt do të jetë Rejdi Avdo, ndërsa pas portave Eldorian Hamiti dhe Kridenc Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"