Historike, Kupa e Gjermanisë “braktiset” nga skuadrat e mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 14:28

Historike, Kupa e Gjermanisë “braktiset” nga skuadrat e mëdha

Kupa e Gjermanisë mund të ketë një emër të ri në listën e fituesve. Vetëm tri klube që e kanë fituar edhe më parë këtë trofe, janë në garë për të fituar edhe një herë tjetër.

DFB

Nuk është as Bajerni, as Dortmundi, as Gladbah ose Leverkusen. Shanset që në këtë sezon Kupën e Gjermanisë ta fitojë një klub i ri, janë të mëdha.

Katër skuadrat që luajnë në Bundesligën aktuale nuk kanë arritur ta fitojnë ende Kupën. Lajpcigu, Union Berlin, Bohumi kanë shkuar deri në finale, por pa sukses, ndërsa Fraiburgu nuk ka shijuar kurrë një finale.

Ndërkohë çerekfinalistet e tjera janë skuadra që luajnë aktualisht në Bundesligën e dytë dhe kanë fituar më parë Kupën e Gjermanisë.

Bëhet fjalë për Karlsruhen, Hamburgun dhe Hanoverin. Në fakt, mungesa e klubeve të mëdha kishte kohë që mungonte në këtë fazë të Kupës. Kujtojmë që ishte Bajerni i Mynihut ai që bëri i pari surprizën duke u mundur 5-0 në Gladbah. Dhelprat zhgënjyen më pas duke u mundur 3-0 ndaj Hanoverit duke bërë fitoren e Bajernit të pavlefshme.

Kampionët në fuqi të Borusias së Dortmundit u surprizuan nga skuadra e dytë e Hamburgut, St.Pauli, që fitoi në shtëpi 2-1 duke u shkaktuar verdhezinjve një humbje të turpshme dhe duke u hequr një mundësi të mirë për ta mbyllur sezonin me trofe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"