Historia nuk fal PSG-në, parizienët pre e mallkimit 23-vjeçar të Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2020 | 13:08

Historia nuk fal PSG-në, parizienët pre e mallkimit 23-vjeçar të Ligës së Kampioneve

PSG-ja jo vetëm që nuk fitoi dot Champions-in, por u fut në listën e zezë të skuadrave që nuk fitojnë dot këtë kupë në tentativën e parë. Për herë të fundit ka ndodhur në vitin 1997 kur Borusia e Dortmundit fitoi 3- 1 në Berlin, asnjë skuadër tjetër nuk ka arritur të fitojë si debutuese në finale.
neymar
Që kur nisi shekulli XXI, shtatë skuadra kanë provuar që ta bëjnë këtë gjë, por mungesa e eksperiencës i ka penguar që të futen në histori. Valencia është skuadra që shkoi në finalen e sezonit 1990-2000, por Reali i ndërpreu ëndrrat. Një vit më vonë shkoi sërish në finale, por këtë herë ishte Bajerni që e mundi me penallti. Dy vite më vonë, në 2002, një tjetër skuadër debutuese.
gettyimages-52715293
Bëhet fjalë për Bajer Leverkusenin, por sërish Reali i Madridit e mposhti dhe u dha fund ëndrrave të të rinjve Balak dhe Lusio. “Aspirinat” ishin viktimat e një supergoli nga Zinedin Zidan. Në “Gelsenkirshen” u luajt një finale mes dy skuadrave që askush nuk e priste.

Equipe - Monaco / Chelsea- Champions League - 1/2 Finale- Aller - 20.04.2004 - Foot Football - largeur attitude debout de gauche a droite IBARRA - ROMA - MOREINTES - PRSO - ZIKOS - BERNARDI Accroupis de aguche a droite GIVET - GIULY - ROTHEN - RODRIGUEZ - EVRA -

Portoja e Zhoze Murinjos mposhti Monakon. Pak vite më vonë në “Saint Denis” ishte vendi ku sërish u zbehën ëndrrat e një ekipi të ri.
hqdefault
Arsenali i pathyeshëm u dorëzua përballë Barcelonës.

MOSCOW, RUSSIA - Wednesday, May 21, 2008: Chelsea's players, led by Michael Ballack look dejected as they miss a penalty during the shoot-out to decide the UEFA Champions League Final against Chelsea at the Luzhniki Stadium. L-R: Ricardo Carvalho, Nicolas Anelka, Ashley Cole, Michael Ballack, Frank Lampard, captain John Terry, Ashley Cole, Salomon Kalou. (Photo by David Rawcliffe/Propaganda)

Edhe në vitin 2008, Çelsi humbi përballë Junajtidit.
552
Edhe 11 vite më vonë, debutuesi nuk pati lavdi, sepse Totenhemi i Kejnit dhe Poçetinos u mposht nga Liverpuli i Klopit. Historia u përsërit edhe këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"