Historia e rrallë e ish-sulmuesit/ Punonte në të zezë, tani shënon gola të “rregullt” në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 16:21

Historia e rrallë e ish-sulmuesit/ Punonte në të zezë, tani shënon gola të “rregullt” në Gjermani

Përrenjasaku bën lajm në Gjermani. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Domosdovës, Olsi Beqo, i cili prej disa muajsh ka emigruar në Hamburg të Gjermanisë për një jetë më të mirë. Përveç jetës me të mirë, mësohet se Beqo ka gjetur edhe një ekip më të mirë. Duke qenë një emigrant i paligjshëm, Beqo si fillim e ka pasur shumë të vështirë për gjithçka.

Beqo

Puna që u detyrua të bënte pasi mbërriti në këtë shtet ishte në të zezë, jo shumë mirë e paguar dhe mjaft e lodhshme. Por, pavarësisht kësaj situate, ai nuk rreshti asnjë moment së renduri pas ëndrrës së tij, futbollit. Me anë të disa shqiptarëve të tjerë që banonin në Hamburg, Beqo arriti të siguronte një provë në një ekip në ligat inferiore, por dokumentacioni përbënte problem. Një emigrant i paligjshëm as mund të federohej, as të luante zyrtarisht dhe as të paguhej si duhej.

Por Beqo nuk u dorëzua pavarësisht vështirësive. Ishsulmuesi i Domosdovës aplikoi si punëkërkues në zyrat e punës në Hamburg dhe, përveç punës më të mirë që gjeti, arriti edhe të bëjë letrat si emigrant i rregullt në shtetin gjerman. Efekti pozitiv në jetën e përrenjsakut erdhi zinxhir, pasi veç punës dhe letrave mundi edhe të regjistrohet si futbollist i rregullt ne ligën gjermane. Klubi, të cilit i është bashkuar është Klub Kosova.

Beqi2

Një ekip me president biznesmen shqiptar dhe me disa lojtarë shqiptarë. Beqo ka arritur të federohet menjëherë dhe ka debutuar vetëm para një jave me ekipin e tij ku ka arritur dhe fitoren e parë. Dy gola ka shënuar sulmuesi duke çuditur edhe të pranishmit me performancën e tij.

DEKLARATA

Futbollistë, tifozë, trajnerë dhe gazetarë kanë thurur elozhe për shqiptarin, madje gazetarët nuk i kanë kursyer edhe shkrimet në mediat lokale gjermane. Madje, Beqo ka qenë edhe te formacioni si sulmuesi më i mirë i javës në kategorinë ku ekipi Kosova militon. Për Beqon gjërat po shkojnë si në një film që përfundon me fund të lumtur. “Jam më shumë se i lumtur që gjërat u rregulluan në jetën time.

Kosova

Punoj tetë orë në një fabrikë, të cilën ma ka gjetur shteti dhe po ashtu kam një ekip me të cilin kam nënshkruar një kontratë dhe ndiej që kam shumë për të dhënë me këtë fanellë. Njeriu kur lufton, sakrifikon dhe nuk dorëzohet arrin gjithmonë atë që do”, tha futbollisti. I pyetur nëse tani që është me dokumente të rregullta a mendon të kthehet në Përrenjas, Beqo duke qeshur shprehet: “E mendoj shpesh rikthimin tim pas disa vitesh në Përrenjas, ama jo si futbollist por si trajner”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"