Heroi i Superkupës e merr me ironi suksesin e pestë, Kimish: Bëmë një tjetër xhiro në ferr, por ia dolëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 16:56

Heroi i Superkupës e merr me ironi suksesin e pestë, Kimish: Bëmë një tjetër xhiro në ferr, por ia dolëm

Xhoshua Kimish, lider absolut. Për bion din e Bajernit të Mynihut nuk ka rëndësi nëse luan në krahun e djathtë të mbrojtjes apo në mesfushë. Madje, ndoshta Hansi Flik tani mund të mendojë që ta përdorë në ndonjë rast emergjent edhe si sulmues, duke qenë se goli që vulosi fitoren e Superkupës së Gjermanisë ishte i tiji.

bandicam 2020-09-30 22-24-07-524

25-vjeçari nuk ngurron që të kritikojë skuadrën për mënyrën se si nuk diti ta menaxhonte avantazhin 2-0, por në të njëjtën kohë vlerëson forcën psikologjike të Bajernit, për të kapërcyer momentin e krizës. “Tani që kemi trofeun në duar ndihemi të gjithë shumë mirë. Nuk besoj se bëmë një prej ndeshjeve tona më të mira, por fatmirësisht kemi mentalitetin për të fituar të tilla ndeshje. Ndonëse nuk e nisëm mirë në fillim, në një moment pozitiv tonin arritëm që të shënojmë dy gola të shpejtë, të kryesonim 2-0, por pas kësaj u duk sikur u fikëm.

Madje, mund të them se vendosëm që të gjithë të bëjmë një xhiro në ferr, ndonëse në fund ia dolëm të kalojmë pa probleme. Kundër Dortmundit nuk të lejohet të gabosh asgjë në fushë, ndonëse pas barazimit, rinisëm që të luajmë sipas stilit tonë dhe të ishim të djallëzuar, për të rikuperuar gabimet ndaj Dortmundit”. Lidhur me golin e shënuar prej tij duket sikur Kimish e kishte në plan ta realizonte një të tillë ndaj Borusias së Dortmundit. “Provova herën e parë, e doja një gol në finale, por fatmirësisht isha shumë i saktë në tentativën e dytë. E kisha menduar, doja trofeun me një gol timin dhe pikërisht ashtu shkoi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"