Heroi i Lushnjës kundër Vorës, Canka: Dua të jap maksimumin tim edhe për 1 ose 2 vjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 16:02

Heroi i Lushnjës kundër Vorës, Canka: Dua të jap maksimumin tim edhe për 1 ose 2 vjet

Mikel Canka ishte heroi i Lushnjës ndaj Vorës pasi shënoi dy golat e skuadrës duke i dhënë 3 pikët e arta. Pas triumfit, Canka u shpreh i lumtur dhe se golat ia dedikon skuadrës, tifozëve dhe familjes.

bandicam 2024-02-18 15-55-14-412

“Më vjen mirë që ndodhi kështu, e kisha parashikuar që do të shënoj, dhashë maksimumin për skuadrën pavarësisht se pata një dëmtim me pulpën dhe mund ta coja më lart. Golat ia dedikoj shokëve të skuadrës, familjes dhe tifozëve lushnjarë se pa ata nuk do të isha këtu. Unë kam arritur një kuotë golash që si sulmues që jam, jam i kënaqur, më kanë çuar këtu ku jam, dua të jap maksimumin për 1-2 vjet. Mundohem të jap më të mirë që kam marrë nga Fatjon Sefa dhe tua përcjell shokëve të skuadrës”, tha Canka për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"