Hera e parë në karrierë, merr fund seria 17-vjeçare e Benzema në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 22:41

Hera e parë në karrierë, merr fund seria 17-vjeçare e Benzema në Ligën e Kampioneve

Karim Benzema ka qenë padyshim njeriu-gol i Real Madrid në edicionin e kaluar në Ligën e Kampioneve dhe me një ecuri mbresëlënëse para portës ia doli që të udhëhiqte ekipin drejt triumfit në këtë turne.

benzema anceloti

Por për një arsye apo për një tjetër, në edicionin aktual, fituesi i “Topit të Artë” nuk duket se është në të njëjtën formë para portës kundërshtare. Këtë e tregon më mirë shifra mbresëlënëse prej 0 golash të shënuar në ndeshjet e fazës në grupe të turneut.

Kjo në fakt përbën një risi për sulmuesin francez, i cili në karrierën e tij kishte shënuar gjithmonë të paktën një herë në portat kundërshtare në fazën në grupe të aktivitetit. Kështu, pas 17 vitesh radhazi që e bënte një gjë të tillë, Benzema mbyll për herë të parë në karrierë pjesëmarrjen në fazën në grupe të turneut pa festuar asnjë gol të tijin të shënuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"