Hënes i inatosur me futbollistin e Leverkusenit: Është i sëmurë mendor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 14:59

Hënes i inatosur me futbollistin e Leverkusenit: Është i sëmurë mendor

Uli Hënes ka qenë shumë i inatosur pas ndeshjes ndaj Leverkusenit. Presidenti iu referua rastit të minutës së 80-të ku Belarabi bëri një ndërhyrje horror ndaj Rafinjës, duke u ndëshkuar direkt me karton të verdhë nga arbitri i ndeshjes.

GettyImages-1033659194.0.0

“Ai bëri një ndërhyrje të qëllimshme. Nuk kishte asnjë mundësi për të luajtur duke rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar. Mendoj që ai duhet të dënohet me tre muaj pezullim. Vetëm një i sëmur mendor mund ta bëjë këtë gjë, ndërsa Toliso ka pësuar një dëmtim të rëndë”, u shpreh Hënes për “Skysport” pas  ndeshjes së fituar ndaj Bajernit me rezultatin e pastër 3-1 në “Allianz Arena”.

Uli Henes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"