Haxhiu: Qëndrimi i donatorëve varej nga këto tri pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2016 | 16:29

Haxhiu: Qëndrimi i donatorëve varej nga këto tri pikë

Trajneri i Korabit, Gerd Haxhiu, i ka cilësuar si shumë të rëndësishme pikët që siguroi sot skuadra e tij përballë Flamurtarit, duke konfirmuar gjithashtu se në rast të mossuksesit në këtë ndeshje, situata në klub mund të merrte një kthesë të papëlqyeshme.

Gerd Haxhiu

“Sot ishte shumë e vështirë, kisha përballë një mik, përveçse koleg. Ju zbuloj se me Mezanin flasim rregullisht, praktikisht vetëm këtë javë jo, se kemi shkëmbyer shpesh këshilla me njëri-tjetrin. Jam i bindur se shumë shpejt do të jetë pjesë e elitës së trajnerëve shqiptarë sepse punon shumë. Ndaj e vetmja keqardhje që kam për sot ka lidhje me trajnerin”, tha ai në “Gol pas Goli”.

“Ky trepikësh është për tifozerinë, çunat, drejtuesit, ata që besuan te ne. Është trepikësh shprese, se shumë gjëra vareshin nga kjo, si donacionet, qëndrimi i donatorëve se na ishte vënë si kusht. Ndërkaq, nëse drejtuesit do fillojnë punimet në stadiumin tonë, do të jemi kandidatë seriozë për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar”, vijoi tekniku i Korabit, i cili komentoi edhe çështjen e stadiumeve.

“Nuk mund të ktheheshim në ‘Selman Stërmasi’ se kishim prishur marrëveshjen me ta. Në Pukë nuk aprovoi FSHF, unë kërkova Kavajën por edhe aty na thanë jo. Mbetën Elbasani dhe Peqini, ku unë për skarmanci zgjodha këtë stadium se në Elbasan ishim mundur një javë më parë.

Jam totalisht dakord që cilësia që nuk pamë sot ishte edhe nga terreni që nuk lejoi lojë të rrjedhshme. Sot na favorizoi terreni, se u përshtatëm më shpejt, por kemi edhe ne lojtarë cilësorë që duan të luajnë topin në tokë. Ndoshta Flamurtari mund të jetë penalizuar më shumë në këtë terren”, deklaroi Haxhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"