Hap i rëndësishëm në karrierë, futbollisti i Egnatias përfundon tek Shpresat e Nigerisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2023 | 12:25

Hap i rëndësishëm në karrierë, futbollisti i Egnatias përfundon tek Shpresat e Nigerisë

Lajmi i parë i mirë për Egnatian në këto tri ditë fillestare të punës për vitin e ri 2023, është thirrja në kombëtaren Shpresa U-21 të Nigerisë e mesfushorit Ojediran Hamzat.

Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime zyrtare në klub.

Në periudhën shtator-dhjetor 2022, ai ka bërë paraqitje të mira me fanellën e skuadrës rrogozhinase. Hamzat ka luajtur në 10 nga 15 ndeshjet e periudhës së parë të këtij sezoni, me një total prej 563 minutash në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"