Hamilton i jep leksion Ferrarit, britaniku fiton edhe në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 21:04

Hamilton i jep leksion Ferrarit, britaniku fiton edhe në Brazil

Luis Hamilton triumfoi në Çmimin e Madh të Brazilit, duke regjistruar fitoren e 10 në një sezon, ku e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë. Britaniku kampion bote, triumfoi edhe falë faktit që Okon nxori nga pista pilotin e Red Bull, Maks Vershtapen, që po shkonte qetësisht drejt triumfit.

Hamilton

Garë anonime për Sebastian Vettel, që e mbylli vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa piloti i ardhshëm i Ferrarit, LeKlerk arriti të renditet në vendin e shtatë, me Sauberin e tij. Ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikonen nuk shkoi më shumë se sa vendi i tretë me makinën e tij.

45907963_521280088335872_8368726042336034816_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"