Halle, muzikë e palestër, ja si është përgatitur Tirana për derbin e sotëm ndaj Partizanit (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 14:33

Halle, muzikë e palestër, ja si është përgatitur Tirana për derbin e sotëm ndaj Partizanit (FORMACIONI I MUNDSHËM)

E çuditshme, por e vërtetë. Te Tirana e presin me qetësi, muzikë dhe pak palestër derbin.

TIRANA 1

Kur duhen edhe 48 orë nga sfida me Partizanin, Orges Shehi ka vendosur qetësi në ekip. Të premten Shehi ishte lojtari i parë që mbërriti në “Skënder Halili”.

Me një muzikë në sfond, ish-kapiteni së bashku me disa lojtarë iu fut palestrës për t’u çtensionuar. Në sfond muzikë që të kënaq. Lojtarët vinë njëri pas tjetrit.

Karapici dhe Jani merren me punët e zakonshme. Osmani vjen me çantë në krah. Xhixha duket i qetë dhe batutës së Seferit i kthen përgjigje: “Do zoti!”.

Të gjithë janë të kthjellët ashtu siç do Orges Shehi. Problemi është vetëm një. Filip Najdovski. Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje dhe nuk do të jetë në derbi.

I dëshpëruar maqedonasi thotë se do t’i duhet të jetë jashtë fushave të lojës katër javë.

FORMACIONI – Me Najdovskin jashtë dy janë lëvizjet kryesore. Limaj në stol dhe Bruno Lulaj titullar. Nga ana tjetër, formacioni do të plotësohet me Bekajn në portë. Në krahun e djathtë luan Toshevski.

Në qendër Lulaj dhe Behiratçe. Majtas Ismajlgeci. Në mesfushë Aleksi, Deliu dhe Kallaku. Sulmi do të plotësohet me treshen Patrik, Hasani dhe Xhixha.

Tirana ka pesë takime që nuk humbet në derbi, por falë edhe një kombinimi të çuditshëm që ka lidhje me Partizanin.

Kështu, tre anëtarë të stafit të Tiranës, Orges Shehi, Tefik Osmani dhe Artan Karapici kanë qenë pjesë e të kuqve më parë. Thjesht janë pak “partizanas”.

TIR (1)

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"