Haland sfidon Arnoldin: Ai nuk e di çfarë është tripleta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 11:03

Haland sfidon Arnoldin: Ai nuk e di çfarë është tripleta

Erling Haland i është kundërpërgjigjur Trent AleksanderArnoldit për provokimet e mbrojtësit të Klopit në lidhje me shpenzimet e Mançester Sitit. “Qytetarët” do të përballen me Liverpulin të dielën në “Anfield”, në një ndeshje të Premier Ligës e cila do të ofrojë një fjalë të madhe për garën për titull në maj. Liverpuli kryeson, ndërsa Siti ndjek me një pikë më pak pas 27 javësh.

haland

Në gjashtë sezonet e fundit, Siti ka fituar pesë herë titullin, me Liverpulin që siguroi titullin e tyre të vetëm të Premier Ligës në 2019-20. Dhe në një intervistë këtë javë për revistën “FourFourTwo”, Aleksander-Arnold tha se trofetë e Liverpulit nën drejtimin e Klopit thonë më shumë për klubin e tyre dhe tifozët për shkak të situatave të ndryshme financiare të të dyja klubeve.

Nuk duhet një ekspert financiar për të shpjeguar argumentin e mbrojtësit të djathtë, ndërsa Siti pa dyshim që ka shpenzuar më shumë se 1.2 miliardë paund në merkato nën drejtimin e Pep Guardiolës, ndërsa Liverpuli ka shpenzuar nga 803 milionë deri në 1.28 miliardë paund. Për trofe, Klop ka shpenzuar mesatarisht 80 milionë paund për lojtar, po aq sa Guardiola.

Megjithatë, Siti ka shpenzuar më shumë, por edhe ka fituar më shumë. Dhe sulmuesi norvegjez pasi përmblodhi komentet e rivalit të tij, u fokusua në ndjesitë e tij kur fitoi tripletën sezonin e shkuar, duke theksuar se Arnold nuk do ta kuptonte sesi ishte. Haland tha për “Sky Sports”: “Nëse ai dëshiron ta thotë këtë në rregull. Unë kam qenë këtu një vit dhe kam fituar tripletën dhe ishte një ndjesi mjaft e bukur. Unë nuk mendoj se ai e kupton këtë ndjenjë. Kjo është ajo që ndjeva sezonin e kaluar, ishte mjaft bukur. Ata mund të flasin sa të duan ose ne mund të flasim sa të duam. Nuk e di pse e bën këtë, por nuk më shqetëson”.

I pyetur për ndeshjen e së dielës, Haland lëshoi një tjetër shigjetë në drejtim të Liverpulit, kur i kujtoi se ata nuk ishin në garën për titull të sezonit të kaluar. “Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer”, shtoi ai. “Liverpuli është në krye të kampionatit, kështu që ka qenë ekipi më i mirë deri më tani. Ne duhet të përpiqemi dhe të luajmë në maksimumin tonë. Vitin e kaluar mendoj se ishim në një garë mjaft interesante për titull. Ndoshta dikush ishte pak larg nga gara për titull në një pikë. Ishte një gjë e bukur. Kjo është ajo që është shumë e bukur për Premier Ligë, ka kaq shumë skuadra të forta. Ka kaq shumë ekipe që mund të fitojnë Premier Ligën. Vitin e kaluar ishte Siti. Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë përsëri. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të fortë”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"