Haland: Idhulli im është babai, dua të fitoj në Dortmund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 20:57

Haland: Idhulli im është babai, dua të fitoj në Dortmund

Erling Haland vazhdon të shkëlqejë më skuadrën e Borusias së Dortmundit. Në pesë ndeshje me verdhezinjtë, 19-vjeçari shënoi të premten ndaj Frankfurtit golin e 8-të, një çmenduri! I pyetur pas ndeshjes, norvegjezi tha se nuk e kishte menduar një start të tillë me skuadrën e Dortmundit.

haland

Tetë gola në pesë ndeshje, çfarë por ndodh me ju?

Të them të drejtën, nuk e mendoja një start të tillë. Por jam shumë i lumtur që kam arritur të shënoj në këto pesë ndeshjet e para.

Si u ndjetë kur luajtët për herë të parë në prani të 80 mijë tifozëve në “Signal Iduna Park”?

Kisha dëgjuar shumë për atmosferën në këtë stadium dhe sigurisht që kisha parë edhe ndeshje të Borusias. Por kur luajta për herë të parë përballë murit të verdhë, m’u rrëqeth mishi. Është diçka tjetër, një nivel shumë i lartë. Një ëndërr e realizuar.

haland

Jeni ambientuar ndopak në Dortmund?

Jetoj këtu prej gati 1 muaj, gjithçka është bërë e lehtë për mua falë shokëve të skuadrës, të cilët më janë gjendur pranë në momentet e para. Ishte një ndjesi e bukur fakti që u përshtata menjëherë.

Kush është idhulli juaj?

Babai im ishte gjithmonë një shembull që unë kam ndjekur. Një nga qëllimet e mia është që një ditë të bëhem një lojtar më i mirë sesa ai. Nuk mendoni që jeni që tani më i mirë sesa ai? Ai ka luajtur 34 ndeshje me kombëtaren e Norvegjisë dhe gati 200 ndeshje në Premier Ligë. Më mungojnë edhe shumë ndeshje për të bërë rrugën që ka përshkruar ai.

Është babai juaj një njeri që kritikon apo kërkon?

Ne flasim shumë për futbollin. Sigurisht që ai nuk i kursen as kritikat ndaj meje, por gjithmonë më tregon edhe anët pozitive.

Jeni një lojtar shumë i shpejtë për gjatësinë që keni, kush është sekreti?

Shpejtësinë e kam prej prindërve të mi. Të dy ata kanë qenë të shpejtë kur ishin të rinj. Mamaja është marrë me atletikë dhe babai, siç e dini, ka luajtur futboll. Që kur isha i vogël vrapoja shpejt.

HALAND5

Jeni votuar si lojtari më i mirë i Bundesligës për muajin e fundit, çfarë do të thotë për ju kjo gjë?

Kam pasur një nisje shumë të mirë, ky trofe më kënaq shumë. Por jam i fokusuar vetëm te suksesi i skuadrës, pjesa tjetër është më pak e rëndësishme.

Karriera juaj ka nisur shpejt, cilat janë objektivat tuaja për të ardhmen?

Gjatë gjithë jetës sime kam ëndërruar të bëhem një futbollist profesionist. E dija prej kohësh që mund të bëhesha dikush, por kjo do të kërkonte një punë të madhe. Kur firmosa kontratën e parë profesioniste me Brynen, mendova që ky është vetëm fillimi, diçka më e madhe është në horizont. Kur nisa të shënoja në Salcburg, ishte diçka e veçantë. Kur sheh lojtarë si Mbape, atëherë kërkon që të jesh pjesë e lojtarëve më të mirë në botë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"