Hakajn e çojnë në Zvicër, por Teuta se lëshon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 11:33

Hakajn e çojnë në Zvicër, por Teuta se lëshon

E ardhmja e mbrojtësit shkodran, Esin Hakaj, do të vazhdojë të jetë te Teuta, pavarësisht se zërat e merkatos e lidhën me një transferim të mundshëm jashtë vendit. Një ditë më parë u raportua se në drejtim të shkodranit ka ardhur një ofertë nga Zvicra dhe më konkretisht nga Lugano, por këta zëra drejtuesit e klubit durrsak i hedhin poshtë.

haklaj

“Nuk ka asgjë të vërtetë për Hakajn, por vetëm thashetheme. Në klub nuk ka ardhur asnjë ofertë për të”, i tha një burim i klubit “Panorama Sport”. Mbrojtësi shkodran ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të kaluar, ndërsa ky ishte sezoni i parë për të si titullar i padiskutueshëm. Ishmbrojtësi i majtë i Partizanit ka edhe një vit kontratë me bregdetarët dhe e ardhmja e tij duket në Durrës, pasi trajneri Bledi Shkëmbi e shikon si pjesë të rëndësishme të projektit të tij. 21-vjeçari luajti 29 ndeshje me Teutën në edicionin e shkuar, ku shënoi edhe një gol. Më herët lojtari pohoi se nuk ka arsye që të largohet nga Teuta, por nuk e mohoi se dëshiron të luajë jashtë vendit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"