Gvozdenoviç: Barazimi me Partizanin, rezultati më i drejtë. Ja ku qëndronte problemi ynë sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 19:19

Gvozdenoviç: Barazimi me Partizanin, rezultati më i drejtë. Ja ku qëndronte problemi ynë sot

Skënderbeu arriti ti marrë pikë Partizanit në “Arenën e Demave” dhe pas sfidës foli trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.
bandicam 2023-12-11 19-12-31-700

“Nuk mund të them jam shumë i kënaqur dhe as i mërzitur, në pjesën e parë kishim probleme me goditjet standarde, ndoshta barazimi është rezultati më i drejtë. Dean Liço nuk ishte mirë sot, unë pres më shumë nga ai dhe ky ishte problem i parë. Problemi i dytë është se ishim jashtë, ishim me një rast nga fundi me Frenklin, por dhe Partizani tregoi cilësi. Problemi i pjesës së dytë është se goli erdhi shumë shpejt, mendova se do vendosja ekuilibër në mesfushë prandaj bëra ato zëvendësime”, deklaroi Gvozdenoviç për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"