Gurishta i bie pishmanit: E morëm lehtë Korabin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2017 | 22:38

Gurishta i bie pishmanit: E morëm lehtë Korabin

Autori i golit të Vllaznisë, Erdenis Gurishta, në një prononcim për “Panorama Sport” pas barazimit të djeshëm ndaj Korabit, deklaroi:

Gurishta gol Korabit

“Nuk ka rëndësi goli që shënova, pasi ne nuk arritëm që të fitonim këtë sfidë. Ishte një disfatë e madhe për ne. Lamë dy pikë edhe për mungesë të fatit, pasi tronditëm disa herë shtyllat e po ashtu kam pretendime për gjykimin. Ndali disa herë lojën me pa të drejtë e në disa raste që duheshin dhënë faulle, nuk ndodhi një gjë e tillë. Në fund ato tri minuta me gjithë ato vonesa ishin të pakuptimta.

Megjithatë duhet thënë se e morëm lehtë me sa duket këtë takim. Ky barazim shpresoj të mos ndikojë negativisht në anën psikologjike para takimit me Skënderbeun”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"