Guri titullar i padiskutueshëm, Ostende fiton në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 22:31

Guri titullar i padiskutueshëm, Ostende fiton në transfertë

Ostende e Sindrit Gurit ka siguruar fitoren e dytën në 4 javët e para të kampionatit, teksa ka mposhtur Kortrijk me rezultatin 1-2. Sulmuesi shqiptar është një titullar i padiskutueshme te skuadra belge, por në këtë sfidë nuk arriti të linte gjurmë me golat e tij. Shkodrani i zëvendësua nga trajneri në minutën e 72-të duke i lënë vendin Zivkoviçit.

Ostende

Miloviç dhe Bjelica ishin autorët e golave për Ostenden, e cila me fitoren e sotme u ngjit në kuotën e 6 pikëve dhe aktualisht mban vendin e 7-të. Sfidën e radhës skuadra e shqiptarit do ta luajë ndaj Zulte Varengelit në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"