Guardiola çudit me teoritë e reja, tani edhe merkaton ia bënë 4 astrofizikanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 21:45

Guardiola çudit me teoritë e reja, tani edhe merkaton ia bënë 4 astrofizikanët

Pep Guardiola është një trajner i cili gjithmonë është munduar që të revolucionarizojë futbollin. “Tiki-taka” dhe “9 false” kanë qenë për shumë vite si shenja dalluese të lojës së teknikut spanjoll, i cili është munduar gjithmonë të gjejë metodologji të ndryshme për të përmirësuar aspektin ofensiv të skuadrave që drejton.

guardiola

Pjesë e eksperimentimit që ai bën vazhdimisht ka qenë edhe punësimi i 4 astrofizikantëve gjatë vitit të kaluar. Këta të fundit, studionin lëvizjet e lojtarëve në seancat stërvitore dhe përcaktonin në bazë të shifrave se si ishte rendimenti i tyre dhe kush ishte poshtë, apo sipër mesatares së pritshme.

Por duket se përmirësimi i stërvitjes nuk është më detyra e vetme e këtyre personave që janë kthyer në këshilltarë të Guardiolës. Sipas “A Bola”, tekniku tani u ka dhënë detyrë edhe të gjurmojnë në treg për lojtarët e duhur që i duhen ekipit, duke studiuar shifrat. “Është një metodë 100 herë më efikase se eksplorimi klasik i tregut nëpërmjet skautimit”, u shpreh një ekspert për gazetën portugeze, duke bërë të qartë se ndoshta Guardiola kishte thyer barrierën e radhës me teoritë e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"