Grusht ndaj portierit kundërshtar, babai i Shpendit kërkon falje: Gjest i tmerrshëm, u çmenda kur pashë djalin e gjakosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 22:17

Grusht ndaj portierit kundërshtar, babai i Shpendit kërkon falje: Gjest i tmerrshëm, u çmenda kur pashë djalin e gjakosur

Episodi i rëndë, ai ku përfshihet Alex Shpendi, babai i sulmuesit të Empolit, Stiven Shpendi dhe sulmuesit të Çezenës, Kristin Shpendi. Gjatë ndeshjes së Serisë C mes Çezena dhe Olbia, babai i sulmuesit shqiptar hyri në fushë, duke vrapuar drejt portierit të klubit sardinez, Rinaldi dhe duke e goditur me grusht në fytyrë.

sss

Klubi i Çezenës u distancua menjëherë nga veprimi i prindit të lojtarit kuqezi. Gjithsesi, Alex Shpendi ka kërkuar falje, në një intervistë të dhënë për “Rai”.

“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe klubit të Çezenas për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë të gjakosur dhe lojtarin tjetër duke e goditur. Për këtë si baba u çmenda, por absolutisht nuk godita askënd” – tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"