Grupi A / Junajtid bën detyrën por humb Pogba, përmbysje e papritur në Portugali (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 22:38

Grupi A / Junajtid bën detyrën por humb Pogba, përmbysje e papritur në Portugali (Video)

Mançester Junajtid e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, me një sukses të rëndësishëm 3-0 në fushën e vet përballë Bazelit të Taulant Xhakës i cili sot ishte titullarë në radhët e skuadrës së tij por nuk arriti të bënte mrekullinë përballë “djajve të kuq”.

1505246359020_lc_galleryImage_e_pic_Graham_Chadwick_Dai

Një dëmtim i Pol Pogba që në minutat e parë të sfidës dukej se do të prishte planet e Zhoze Murinjos, por pikërisht zëvendësuesi i francezit, Manuel Fellaini, ishte ai që realizoi golin e parë të ndeshjes duke i dhënë avantazhin anglezëve. Lukaku qetësoi Murinjon me rrjetën e realizuar në fillimin e pjesës së dytë, në të cilën Xhaka u ndëshkua me të verdhë në minutën e 83-të dhe një minutë më vonë nuk arriti të largonte topin nga zona duke i dhënë mundësinë Rashford që shënoi golin e tretë.

Ky i fundit vendosi rekord duke shënuar në debutimin në Ligën e Kampioneve, ashtu siç kishte bërë edhe premier Ligë, Ligën e Europës, Kupën e Ligës si dhe me Kombëtaren e Anglisë.

Sa i përket ndeshjes tjetër në grup, CSKA e Moskës ka arritur një përmbysje të papritur ndaj Benfikës duke fituar 2-1 në fushën e kësaj të fundit.

GRUPI A

Benfika-CSKA Moskë 1-2
51′ Seferovic / 63′ (p) Vitinjo, 71′ Zhamaletdinov

Mançester Junajtid-Bazel 3-0
35′ Fellaini, 53′ Lukaku, 84′ Rashford

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"