Granit Xhaka i jashtëzakonshëm, thyen rekord: Jam ende i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2016 | 19:33

Granit Xhaka i jashtëzakonshëm, thyen rekord: Jam ende i ri

Ai është zgjedhur njeriu i ndeshjes nga UEFA edhe pse luajti në një situatë të vështirë, pasi përballë kishte vëllain e tij dhe kombin e vet.

13400991_1194633757222622_1588266310_nGranit Xhaka nuk e fsheh çlirimin pas kësaj ndeshjeje: Jam i lumtur që më në fund e kaluam këtë ndeshje, e kam për Taulantin dhe veten”.

“Kemi folur shumë për këtë ndeshje. Besoj se të dy dhamë 100% për ekipet tona”,-shprehet lojtari i Arsenalit.

Graniti ishte lojtari absolut në fushë duke dominuar mesfushën. Ai bëri 129 prekje të topit duke thyer kështu një rekord për Zvicrën, pasi asnjë lojtar tjetër nuk e ka bërë këtë në një Kampionat Evropian.

Përveç kësaj, Graniti dhe Taulanti janë dy vëllezërit e parë në historinë e një Kampionati Evropian që ndeshen me njëri-tjetrin.

“Ishte një moment shumë i veçantë për familje time”, shprehe Xhaka.

“E dinim se do të kishim një ndeshje të vështirë, Shqipëria ka një ekip të madh, shumë kompakt dhe solid. Ne donim të shënonim sa më shpejt të ishte e mundur”.

“Pati shumë presion mbi ne. Nuk mendoj se ndonjëri do të dali kundër nesh. Ne luftuam kundër njëri-tjetrit dhe kjo ishte një ndeshje futbollit, asgjë më shumë”, shton ai.

Xhaka gjatë 90 minutave krijoi tre mundësi për shënim, realizoi 115 pasime dhe preku topin 129 herë, më shumë se askush tjetër në fushë.

Jo më kot Arsenali ka paguar afërsisht një shumë prej 40 milionë euro për blerjen e tij.

Por, Xhaka nuk e ndjen presionin e shifrave: “Jam 23 vjeç dhe jam ende i ri. Do të bëj ende shumë gabime. Por nuk ka ndonjë presion të veçantë mbi mua për shkak të shumës së paguar”.

Xhaka i shpëtoi për pak ndëshkimit me karton të verdhë në fund të takimit.

“Më pëlqen të luajt rëndë. Kishte shumë agresion, por loja ishte e ndershme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"